Përgjegjësia shoqërore

Qendra Sportive - Step e ka kuptuar rëndësinë që ka për të kontribuar në një shoqëri të shëndoshë dhe një mjedis të qëndrueshëm. Ne kemi hartuar tashmë një strategji për të marrë disa hapa të rëndësishëm që do të demonstrojë angazhimin tonë ndaj parimeve të pergjegjesisë shoqëror. Ne jemi duke punuar vazhdimisht për të siguruar hapësirat, shërbimet dhe programet më të mira për të gjithë anëtarët tanë. Qëllimi ynë është për t’i motivuar dhe ndihmuar njerëzit në arritjen e synimeve dhe objektivave të tyre. Duke iu referuar statistikave të shkollës së Notit “Step”, ne kemi ndihmuar më shumë se 5.000 fëmijë që të mësojnë bazat në not. Qendra jonë jo vetëm që ofron një vend të mirë për të ushtruar, por edhe mundëson anëtarët tanë të formojnë miqësi dhe të ndajnë përvojat e tyre me njëri-tjetrin.

Ndihma dhe Komuniteti

Në komunitetin e gjerë, ne inkurajojmë zhvillimin e marrëdhënieve në mes të kompanisë dhe organizatave lokale, shoqatave të ndryshme dhe institucioneve. Kryesisht, duke ofruar eksperiencen tonë për t’i motivuar dhe frymëzuar shkollat, institucionet e arsimit të lartë dhe organizatat tjera që të marrin pjesë në aktivitetet tona. Çdo vit, përmes marrëveshjeve të ndryshme, ne kemi mundësuar qasje për më shumë se 15.000 njerëz në Qendren Sportive - Step. Duke marrë parasysh kërkesën e lartë te njerëzve që tregojnë interes për të marrë pjesë në aktivitete te qendrës tonë të sportit, fokusi kryesor i kompanisë sonë është bërë për të siguruar mundësi të përshtatshme për anëtarët e gjitha niveleve, nga fillestar e deri të nivelit profesional. Me gjithë fokusin rreth aktiviteteve tona kryesore, vlen të përmendet se në vitet e ardhshme ne do të fokusohemi për të edukuar komunitetin në përfitimet që kanë aktivitetet fizike dhe praktikimi i sportit. Për më tepër, një pjesë e rëndësishme e përgjegjësisë tonë shoqërore është puna jonë me organizata të ndryshme bamirëse,si në nivel kombëtar dhe lokal. Angazhimi ynë për të mbështetur komunitetin është demonstruar nga donacionet tona dhe bashkëpunimi me organizatat bamirëse. Së fundi, tërheqja dhe ofrimi i mundësive për pjesëmarrje të grupeve shoqërore që janë pakicë, si personat me aftësi të kufizuara, minoritetet etnike, fëmijët e varfër apo grupe tjera, janë pjesë e strategjisë sonë të përgjegjesisë shoqërore. Ne kemi zhvilluar një program që në mënyrë specifike synon t’i inkuadrojë në aktivitete tona grupet minoritare,dhe po punojmë për t’i rritur mundësitë për pjesëmarrje në mesin e njerëzve që i përkasin përkatësive të ndryshme etnike.

Mjedisi i qëndrueshëm

Ne, si kompani jemi të përkushtuar për t’u bërë një komunitet i vetëdijshëm për mjedisin ku jetojmë. Strategjia e qendrës sonë sportive nuk është e lidhur vetëm me profitin, por edhe në qëndrueshmërinë afatgjate të kompanisë sonë, duke krijuar një mjedis miqësor për klientët tanë. Ndërkohë që biznesi është i përqendruar për të inkurajuar njerëzit që të marrin pjesë më shumë në aktivitete sportive dhe mirëqenien fizike, ne kemi marrë disa iniciativa për të përmirësuar përformancën mjedisore të kompanisë sonë. Së pari, ne e kemi instaluar tekonoligjinë e energjisë diellore, një teknologji e bazuar në konvertimin e diellit në energji që konsiderohet si burim i pastër ekologjikisht i energjisë. Për të përfituar nga rrezet e diellit dhe për të reduktuar emetimin e karbonit. Ne kemi instaluar 36 panele diellore në platformën tonë të energjisë diellore. Së dyti, ne kemi financuar modele për të sjellë pajisje të cilat jane efikase në ruajtjen e energjisë në biznes dhe i kemi vendosur një numër të konsiderueshëm të teknologjive të reja,të tilla si dushet eficiente të cilat kurrsejnë ujin dhe të cilat kanë reduktuar konsumin tonë të ujit për më shumë se 25% . Duke arritur në anën tjetër të shpenzojmë më pak energji elektrike dhe thëngjill. Për të përfunduar, përshkak të faktit se niveli aktual i efiçiencës së energjisë në Kosovë është shumë i ulët, ne jemi duke u përpjekur për të lidhur strategjitë tona të qëndrueshmërisë me ato të furnizuesve tanë kryesorë për të siguruar përfitim reciprok, duke përdorur vetëm produkte ekologjikisht miqësore për ndriçim, mbeturina etj .


Platforma e energjise solare ne Step Sport Center

Orari i punës
  • E Hënë - E Shtune08:00 - 23:00
  • E Diele08:00 - 20:00